LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Jemi duke diskutuar me ministrat nëse do t’i marrim pagat me rritje

Hoxha: Jemi duke diskutuar me ministrat nëse do t’i marrim pagat me rritje

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se është duke diskutuar me ministrat e tjerë për të vendosur nëse do t’i marrin pagat me rritje.

Hoxha këto komente i bëri në një konferencë për media.

“Sa i përket çështjes së pagave, patjetër që këtë jemi duke e diskutuar me ministrat dhe do të marrim një vendim në lidhje me këtë dhe do t’iu informojmë”, ka theksuar Hoxha.


AKK: Rritja e pagave nga Haradinaj është konflikt interesi, do të marrim masa ligjore
Lexo po ashtu AKK: Rritja e pagave nga Haradinaj është konflikt interesi, do të marrim masa ligjore

Ditë më parë Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar si konflikt interesi vendimin e Qeverisë për rritje të pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij, shkruan Telegrafi.

Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se “Vendimi i Qeverisë i 20 dhjetorit 2017, nuk është në kundërshtim me nenet e pretenduara të Kushtetutës”, kështu që pas këtij opinioni, me 12 qershor, kryeministri Ramush Haradinaj u ka kërkuar ministrive që t’i përgatisin listat e atyre që përfitojnë nga vendimi për rritjen e pagave.

Hamza kundër vendimit të Qeverisë, nuk do ta pranojë pagën me rritje
Lexo po ashtu Hamza kundër vendimit të Qeverisë, nuk do ta pranojë pagën me rritje

Por, ministri i Financave, Bedri Hamza ka dalë kundër këtij vendimi, pasi që siç thotë ai kjo është e dëmshme për buxhetin e shtetit të Kosovës.

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët
Lexo po ashtu Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët

Lidhur me çështjen e rritjes së pagave kishte reaguar edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila kishte kërkuar që të tërhiqet një vendim i tillë.

Arifi i reagon BE-së: Mos u merr me paga, por me marrëveshjet e dialogut
Lexo po ashtu Arifi i reagon BE-së: Mos u merr me paga, por me marrëveshjet e dialogut

Mirëpo, Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, duke i thënë që sa merret me paga më mirë është të merret me marrëveshjet e dialogut me Serbinë.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor 2017 kishte marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/