LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave për qeveritarët

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave dhe ka kërkuar që të tërhiqet një vendim i tillë.

Sipas një komunikate për media nga Zyra e Apostolovës, thuhet se Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civil dhe personelit mbështetës të kabinetit qeveritar.


“Më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad hoc të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civil dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar. Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligj për Pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, thuhet në reagimin e Apostolovës, shkruan Telegrafi.

Ajo ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e tyre të përbashkëta.

“Vendimi i rikthyer ad hoc për pagat është në kundërshtim me qëllimet tona të përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse, andaj dhe duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i ligjit të ri për pagat”, përfundon reagimi.

Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

Pas më shumë se tre muajsh, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me çështjen e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor 2017 kishte marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/

Foto: Arkiv