LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave

Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i Qeverisë i 1 shkurtit për pezullimin e vendimit të Qeverisë.


Haradinaj tha se pas kësaj obligohet Ministria e Financave për ta zbatuar këtë vendim.

Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave
Lexo po ashtu Kushtetuesja merr vendim në favor të Haradinajt për çështjen e rritjes së pagave

Por ministri i Financave Bedri Hamza tha se kjo cështje duhet të rregullohet me Ligjin për Paga.

“Dhe ky vendim të akomodohet brenda ligjit për paga duke pasur për bazë që kemi një situatë të re juridike nga Gjykata”, tha Hamza.

Me këtë është pajtuar edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se ligji do të jete zgjidhja për të gjithë.

“Deri atëherë kërkoj nga ju që të zbatoni vendimin e qeverisë”, tha Haradinaj.

Qeveria ka ndarë 20 mijë euro për alpinisten Uta Ibrahimin. /KP /Telegrafi/