LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët letër qeverive të BE-së, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Eurodeputetët letër qeverive të BE-së, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Një grup eurodeputetësh iu kanë drejtuar me anë të një letre qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian ku kërkohet ndër të tjera edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Letra është nënshkruar nga eurodeputetë që prej vitesh kanë raportuar për Ballkanin Perëndimor si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovi, Igor Soltes, etj.


“Ne nxisim liderët evropianë të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë për perspektivën e gjithë rajonit, duke u dakordësuar për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në Këshillin Evropian më 28 dhe 29 qershor, të hapen kapituj të rinj në negociatat në vazhdim me Malin e Zi dhe Serbinë. Të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën. Duhet të njihen edhe përpjekjet për reforma në Bosnje Hercegovinë në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 tetorit. Bashkimi Evropian duhet të jetë një partner i besueshëm sepse kushtet janë përmbushur, siç Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë vlerësuar”.

Duke qenë eurodeputetë që kanë lidhje me përgjigjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, ata theksojnë se zgjedhja për një jetë në paqe dhe prosperitet, udhëhequr nga shteti ligjor nga institucione efektive demokratike, bashkon qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje Hercegovina Kosova, Mali i Zi dhe Serbia e Maqedonia e Veriut, siç shkruajnë në letër eurodeputetët.

“Koha është pjekur për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt një integrimi të suksesshëm të 6 vendeve dhe 18 milionë banorëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”.

Ata theksojnë se popujt e Ballkanit kanë nevojë për një shenjë të qartë që BE mbështet përpjekjet e tyre për ndërtimin e shtetit modern me institucione të pavarura, ekonomi të zhvilluar dhe shoqëri solidare. Ata nënvizojnë rrezikun e ndikimit mbi Ballkanin Perëndimor të rajoneve të tjera dhe diçka që sipas tyre nuk duhet të ndodhë.

Nënshkruesit e kësaj letre të hapur theksojnë se Evropa nuk duhet t’i zhgënjejë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Monica Macovei, David Martin, Alojz Pedelle, Tonino Picula, Cristian Dan Preda lgor Soltes, raportues për Kosovën, Charles Tannock, lvo Vajgl. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori