LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi reagon pas dënimit të Xhakës dhe Shaqirit: Simboli i shqiponjës nuk ka vrarë njerëz

Presidenti Thaçi reagon pas dënimit të Xhakës dhe Shaqirit: Simboli i shqiponjës nuk ka vrarë njerëz
BERLIN, GERMANY - MAY 09: Kosovo President Hashim Thaci gives a statement to the media prior to talks with German Chancellor at the Chancellery on May 9, 2018 in Berlin, Germany. The two leaders were to discuss bilateral and regional issues. (Photo by Michele Tantussi/Getty Images)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas dënimit që FIFA ua shqiptoi reprezentuesve zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Gjatë ditës së hënë, FIFA konfirmoi se ka dënuar dyshen shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri pas festimeve të tyre në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

FIFA gjobiti dyshen shqiptare me nga 10 mijë franga, ndërsa kapitenin Stefan Lichtsteiner u dënua me pesë mijë franga.


Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë
Lexo po ashtu Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë

Pas këtij dënimit, Presidenti i Kosovës Thaçi, të hënën mbrojti dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, duke thënë se simboli që ata bënë nuk ka vra asnjë njëri.

Festa nga Xhaka dhe Shaqiri (Getty Images)

Sipas Thaçit, festimi i Xhakës dhe Shaqirit duhet të shihet si emocional dhe jo politik, ashtu sikurse u pa nga serbët.

“Ky simbol nuk është simbol që vrau njerëzit. Nuk është simbol i një sulmi ndaj askujt. Është një simbol i një shpendi. Kështu që Zvicra mund të fluturojë drejt suksesit “, u tha Thaçi gazetarëve në Bruksel të hënën.

Federata Zvicerane e Futbollit reagon pas dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin
Lexo po ashtu Federata Zvicerane e Futbollit reagon pas dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin

Këto deklarata të presidentit të Kosovës erdhën një ditë pasi takoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç si pjesë e një dialogu të mbështetur nga BE që synonte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

Ndryshe, ndeshja mes këtyre dy kombëtareve përfundoi me fitoren 2-1 të helvetikëve, pikërisht falë golave të Xhakës dhe Shaqirit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori