Ministrat zviceranë në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit: Nuk mund të harrohen rrënjët
Dy ministra të Qeverisë zvicerane i kanë mbështetur futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për festën e tyre me simboli e shqiponjës në ndeshjen kundër Serbisë.
Në sfidën e të premtes në kuadër të Grupit E në Kampionatin Botëror, lojtarët që e përfaqësojnë Zvicrën i shënuan dy golat për këtë përfaqësuese dhe festa e tyre ishte duke bërë me duar simbolin kombëtar shqiptar.
FIFA ka nisur proceduar hetimore në lidhje me festën e tyre dhe në rast të dënimit maksimal, dy mesfushorët do të mungojnë në dy ndeshje për Zvicrën.
Mirëpo, përveç shqiptarëve, në mbrojtje të Xhakës dhe Shaqirit kanë dalë edhe zviceranët, për më shumë edhe udhëheqësit shtetërore.
“Kushdo që e përjeton atmosferën elektrike të ndeshjes mund ta vlerësojë më shumë paraqitjen e ekipit tonë kombëtar dhe mund t’i kuptojë emocionet që e ngërthejnë një lojtar”, është shprehur ministri i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit, Guy Parmelin, për Neue Zurcher Zeitung.
“Nuk kam dyshim se mund të ndjesh emocione patriotike për vendin që të ka pranuar, por duke mos i harruar rrënjët tua”, është shprehur ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.
Neni 54 i Kodit disiplinor të FIFA-s thotë se në rast se shpallet fajtor një lojtar për provokim të publikut, dënohet me dy ndeshje moslojë, ndërsa kreu u Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Gillieron, shpreson që dy lojtarët nuk do të dënohen.
“Do të ishte një goditje e madhe nëse ata pezullohen”, ka thënë Gillieron.
Siç transmeton Reuters, FIFA dhe UEFA i mbajnë larg Kosovën dhe Serbinë gjatë shorteve për garat ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë