LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i Kosovës së Re, me pasoja të mëdha për Kosovën

Dështimi i Kosovës së Re, me pasoja të mëdha për Kosovën

Zvarritja e fillimit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” e ka bërë më të vështirë funksionimin e bizneseve në vend. E dështimi eventual i tij, do të kishte pasoja të pariparueshme për vendin para investitorëve të huaj.
Po ashtu mungesa e furnizimit stabil me rrymë e ka bërë më të vështirë operimin e bizneseve.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka thënë për Telegrafin se Kosovën e kanë karakterizuar një serë dështimesh përgjatë viteve të fundit kur bëhet fjalë për projekte të investimeve dhe privatizimeve serioze.


Sipas tij, nëse dështon ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, pasojat do të ishin të mëdha për vendin
“Dështimi në realizimin e projektit të Termocentralit ‘Kosova e Re’, në të cilin projekt është shpenzuar shumë kohë, por edhe burime të konsiderueshme financiare, do të kishte pasoja të shumëfishta për vendin. Do të ishte goditja e radhës në aspektin e përmirësimit të reputacionit tonë para investitorëve, për nisjen dhe finalizimin e suksesshëm të një projekti. Ndërsa dëmet më të mëdha natyrisht do të ishin ato për heqjen e varësisë së vendit nga importi i energjisë elektrike”, tha Zeka.

Sipas tij, mos furnizimi stabil me energjie elektrike, do ta bënte më të shtrenjtë operimin e ndërmarrjeve në Kosovë.
“Prandaj, finalizimi i marrëveshjes me kompaninë amerikane Contour Global, dhe nisja sa më e shpejtë e mundshme e ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’ është më së e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, institucionet qeveritare do të duhej të promovonin dhe mbështesnin rritjen e efiçiences së energjisë, si dhe gjenerimin dhe përdorimin e energjisë alternative”, ka thënë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, shkruan Telegrafi.

Në Ministrin e Zhvillimit ekonomik (MZHE), kanë bërë të ditur se punët rreth projektit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” janë duke u kryer pa asnjë ndërprerje.

Sipas zyrtarëve të MZHE-së aktualisht është duke u përgatitur shpallja e tenderit për përzgjedhjen e kompanisë për projektim dhe ndërtim.

“Janë duke u finalizuar një numër i konsiderueshëm i studimeve të nevojshme për Projektin, ku një ndër ta është në përfundim e sipër edhe Studimi mbi Ndikimin në Mjedis dhe Social për termocentralin. Në të njëjtën kohë kemi aktivitete të ngjeshura me institucionet financiare ndërkombëtare dhe të gjithë partnerët e Projektit, si dhe në baza ditore po kryhen procedurat tekniko-administrative që duhet të finalizohen deri në Përmbylljen Financiare të Projektit, e cila presim të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm”, është thënë në përgjigjet e Zyrës për Informim të MZHE-së, për Telegrafin.
Sipas tyre, pas mbylljes financiare, mbetët çështje ditësh fillimi i ndërtimit fizik në terren të Termocentralit “Kosova e Re”.
Ndërkaq në Bankën Botërore kanë thënë për Telegrafin se janë duke i studiuar opsionet, por nuk kanë saktësuar se a do të vazhdojnë ta përkrahin edhe më tej ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

“Ekspertët tonë të energjisë janë duke finalizuar një studim të opsioneve, i cili po shqyrton një varg opsionesh. Ritmi i ndryshimit teknologjik në sektorin e energjisë po lëviz shpejtë, sidomos te burimet e ripërtëritshme, si dielli, era, apo deponimi, ku çmimet po vazhdojnë të bien. Analiza jonë po merr parasysh këto zhvillime dhe për këtë jemi duke e mbajtur Qeverinë të informuar”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori