LAJMI I FUNDIT:

Rregullat financiare: Roma nuk ka nevojë të shesë lojtarë, ndërsa Interi duhet t’i barazojë shifrat për dy vitet e fundit

Rregullat financiare: Roma nuk ka nevojë të shesë lojtarë, ndërsa Interi duhet t’i barazojë shifrat për dy vitet e fundit
(Foto: Getty Images)

Përmes një komunikate për shtyp, UEFA ka njoftuar rreth situatës së disa klubeve në lidhje me rregullat financiare. Roma i ka plotësuar rregullat, derisa Interi akoma nuk i ka barazuar shifrat, ndërkohë që ka përfunduar hetimi ndaj Paris Saint-Germainit.

“Dhoma Hetuese CFCB ka konfirmuar se FC Krasnodar, FC Lokomotiv Moska, AS Monaco FC, AS Roma dhe FC Zenit St Petersburg, kanë qenë në përputhje me kërkesat dhe objektivin e përgjithshëm të marrëveshjeve të tyre. Rrjedhimisht, të gjithë kanë dalë nga regjimi i shlyerjes”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Kjo do të thotë se Giallorossët nuk kanë nevojë të shesin lojtarë për t’i baraspeshuar shpenzimet dhe njëherësh nuk përballen me kufizime specifike apo gjoba.


(Foto: Getty Images)

“(Nga ana tjetër) Fenerbahce SK, FC Internazionale Milano dhe Trabzonspor AS i kanë plotësuar pjesërisht objektivat e caktuara për sezonin 2017/2018. Si pasojë, masat e parapara sportive, si kufizimet e transferimeve dhe kufizimi i numrit të lojtarëve në Listën A, nuk do të hiqen dhe do të vazhdojnë të zbatohen në sezonin 2018/2019. Kontributet shtesë financiare, nëse aplikohen, do të mbahen sipas specifikimit në secilën marrëveshje përkatëse”.

“Regjimi i shlyerjes do të vazhdojë të aplikohet për sezonin 2018/2019 për të dy klubet, FC Internazionale Milano dhe Trabzonspor AS; dhe deri në dhe duke përfshirë sezonin 2019/2020 për Fenerbahce SK; siç ishte parashikuar që në fillim”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo do të thotë se Interi duhet t’i shqyrtojë shpenzimet në tregun e transferimeve dhe t’i barazojë shifrat edhe për dy vitet e fundit (kur nuk ka luajtur në Evropë).

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, përkundër transferimeve kundërthënëse, Paris Saint-Germaini do të shmangë sanksionimet në lidhje me statusin e tyre të rregullave financiare, pasi sipas UEFA-s, kampioni francez i ka bërë të gjitha transaksionet në përputhje me rregullat e UEFA-s. Megjithatë, PSG duhet të shesë lojtarë për të përfituar 60 milionë euro deri në fund të këtij muaji për të qenë në përputhje të plotë me rregullat dhe për t’i ikur dënimit.

Në shpërputhje me rregulla kanë qenë Galatasaray dhe Maccabi Tel Avivi, derisa Olympique Marseille është gjobitur me 100.000 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori