LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Sot është ditë e rëndë për Maqedoninë

Mickoski: Sot është ditë e rëndë për Maqedoninë

Sot është ditë e rëndë për Maqedoninë, deklaroi në konferencën për shtyp, lideri i OBRM-PDUKM-së në lidhje me marrëveshjen e arritur me Greqinë, duke shtuar se ata kanë qenë të lënë anësh gjatë tërë këtij procesi, përcjelle Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se janë pranuar të gjitha kërkesat e palës greke, ndërsa kjo sipas tij është paaftësia e kryeministrit Zoran Zaev dhe diplomacisë së tij. Ai rikujtoi se Zaev ka qenë kundër ndryshimit të Kushtetutës, por në fund e ndryshoi këtë qëndrim.

Lideri i OBRM-PDUKM-së, përsëriti se partia e tij nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/