LAJMI I FUNDIT:

Ujkani flet për takimin e fundit me Vokrrin: Kemi humbur një njeri shumë të madh

Ujkani flet për takimin e fundit me Vokrrin: Kemi humbur një njeri shumë të madh

Portieri i përfaqësues së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, mes shumë emocionesh ka folur rreth vdekjes së Fadil Vokrrit në ditën e varrimit te legjendës, duke e cilësuar si humbjen më të madhe që Kosova ka pasur viteve të fundit.

“Kemi humbur një person shumë të madh sikur në futboll, sikur si person është një humbje shumë e madhe për Kosovën. Të gjithë e dimë çka ka bërë ai për Kosovën. Si futbollist ka qenë nuk diskutohet të gjithë e dimë çfarë ka bërë, por si president i Federatës së Kosovës ka qenë ai i cili na ka bërë ëndrrën realitet dhe sot ka qenë një ditë shumë e shumë e rëndë”, është shprehur Ujkani, citon KosovaPress.


Në pyetjen rreth takimit të fundit që Ujkani ka pasur me kryetarin Vokrri, ai u emocionua shumë dhe kujtoi kohët pas grumbullit të përfaqësues dhe pas fitores kundër Shqipërisë, duke treguar edhe gëzimin e madh dhe krenarinë e kryetarit Vokrri.

“Ishim se bashku të gjithë së bashku pas grumbullimit. Kemi kaluar shumë mirë dhe e mbaj mend që ka qenë shumë krenar jo vetëm për rezultatin, por për ndeshjet e fundit që i kemi luajtur, që këta djem, të gjithë djem të ri, kanë mundur të bëjnë këtë performancë, këtë mentalitet të lojës”.

Të gjitha lajmet për Fadil Vokrrin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Fadil Vokrrin

“Ai ka qenë figurë babai për ne. E kam vërejtur se pas shumë kohe negative që kemi pasur me rezultate, ai ka qenë gjithmonë i lumtur me neve, por tash ai ka qenë edhe krenar.

“Dhe besoj që na la me këtë krenari dhe tash duhet të vazhdojmë këtë rrugë vetëm për të”, ka përfunduar deklaratën e tij Ujkani.

Kujtomë që Fadil Vokrri vdiq gjatë mëngjesit të ditës së shtunë pas një infarkti në zemër, ndërsa të dielën u përcoll për në banesën e fundit në varrezat në lagjen Arbëria.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori