Sistemi i tanishëm zgjedhor në Maqedoni lejon qytetarët të votojnë vetëm për 20 deputetë (Video)
Me modelin aktual zgjedhor qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur vetëm 20 deputet nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi, ndërsa 100 të tjerët i kanë zgjedhur vetë partitë dhe liderët partiak. Kështu thotë eksperti Robert Nesimi gjatë emisionin VOX që u transmetua mbrëmë në televizionin Shenja, ku ekspertët e proceseve zgjedhore analizuan modelin aktual dhe propozimet për modelet e reja zgjedhore.
Nesimi thotë se për të sjellë cilësi në Kuvend duhet të zbatohet modeli me lista të hapura, pa marrë parasysh numrin e njësive, ndërsa për të pasur pluralizëm politik në Kuvend, ai thotë se Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore. Kështu sipas tij nuk do të digjen dhjetëra mijëra vota të qytetarëve, ndërsa partive të vogla do t’ju mundësohet të hyjnë në Kuvend pa qenë të kushtëzuara nga koalicionet më të mëdha.
Edhe nga Qendra për liri, Civil, vlerësojnë se modeli më i përshtatshëm për të pasur demokratizim në procesin zgjedhor, është që Maqedonia të jetë vetëm një njësi zgjedhore si dhe listat të jenë të hapura. Në intervistën për emisionin VOX, kryetari i Qendrës për liri Civil, Xhabir Deralla, sqaron se përse është më i përshtatshëm një model i tillë.
Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL
“Sipas CIVIL-it, kemi vërtetuar se më mirë për Maqedoninë është që ajo të jetë një njësi zgjedhore në të cilën do të votojnë madje edhe qytetarët dhe qytetaret e vendit që janë jashtë vendit. Ky është një sistem i cili do t’u jep mundësi edhe bashkësive më të vogla etnike, partive më të vogla politike dhe të tjerë, që interesat t’u vijnë në shprehje. Ju keni situatë ku partitë e vogla politike që i përfaqësojnë bashkësitë më të vogla etnike ose interesa dhe ide të tjera, koncepte, strategji për shoqërinë, thjesht nuk mund të vijnë në shprehje në proceset zgjedhore, pasi ai është grup, është brutal dhe i promovon vetëm më të mëdhenjtë, më të fuqishmit dhe ata që kanë më shumë para, gjegjësisht ata që janë më të ashpër në një garë zgjedhore”
Analisti Robert Nesimi thotë se edhe modeli me tre njësi zgjedhore është më i mirë se ai që aktualisht është në fuqi, por me tre njësi sipas Nesimit përsëri do të prishet baraspesha mes numrit të votuesve në secilën njësi./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=5OynkoUsoBI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë