LAJMI I FUNDIT:

“The Nine Values Cup” do t’i jepet një skuadre kombëtare të ‘Kupës Botërore 2018’ në Rusi

“The Nine Values Cup” do t’i jepet një skuadre kombëtare të ‘Kupës Botërore 2018’ në Rusi

Sot (e mërkurë) në prag të ngjarjeve përfundimtare të programit social të fëmijëve të Gazprom International të Football for Friendship, është bërë prezantimi i çmimit kryesor të programit–The Nine Values Cup.

Në konferencën për shtyp pjesëmarrësit e rinj të programit të Football for Friendship – Dennis Aladyev (Penza) dhe Daniel Korobkov (Moskë) treguan për historinë dhe rëndësinë e çmimit unik Nine Values Cup dhe se si po përgatiten për ngjarjet kryesore të programit, të cilët do të mbahen në Moskë më 08-15 qershor.


Në sezonin e gjashtë të programit të Football for Frienship, Nine Values Cup do t’i jepet një prej 32 ekipeve kombëtare të futbollit që marrin pjesë në Kupën Botërore të FIFA 2018 në Rusi. Fituesi i çmimit do të përcaktohet me votimin e Ambasadorëve të Rinj nga 211 vende dhe rajone të botës: nga 09-11 qershor në Kampin Ndërkombëtar të miqësisë, pjesëmarrësit e rinj të programit do të përcaktojnë TOP 3 ekipet kombëtare.

Rezultatet do të shpallen më 13 qershor në Forumin Ndërkombëtar të Football for Friendship dhe një kopje e Kupës, e bërë nga skulptori i njohur gjerman Achim Ripperger, do të përfshihet në ekspozitën e përhershme të Muzeut të Bashkimit të Futbollit Rus nga qershori 2018.

The Nine Values Cup është një trofe unik që kremton nëntë vlerat kryesore të programit – miqësinë, barazinë, drejtësinë, shëndetin, paqen, përkushtimin, fitoren, traditat dhe nderin.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori