LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk kam biseduar ende me Tsipras

Zaev: Nuk kam biseduar ende me Tsipras

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ende nuk ka zhvilluar bisedën telefonikën me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras në lidhje me marrëveshjen eventuale për çështjen e emrit.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar ndërmjet grupeve punuese rreth detajeve teknike”, tha Zaev i cili mori pjesë sot në fillimin e punimeve të autostradës Radovish-Shtip.


Më herët u raportua se Zaev do të zhvillojë bisedë telefonike me Tsipras, me të cilin do të diskutojnë për detajet dhe marrëveshjen eventuale rreth kontestit të emrit.

Ndërsa në lidhje me protestat e paralajmëruara nga OBRM-PDUKM-ja kundër Qeverisë së Zaevit, kryeministri tha se opozita ka të drejtë të protestojë./Telegrafi/