Mercedes Project One i gatshëm për prodhim, është parë duke u transportuar nëpër Monako (Foto)
Jo shumë gjëra kanë ndryshuar, prej se është prezantuar në Frankfurt gjatë shtatorit të kaluar
Besoni ose jo, por janë bërë tetë muaj që kur projekti madhor Mercedes-AMG Project One është prezantuar në Frankfurt Auto Show, transmeton Telegrafi.
I konsideruar si F1 për rrugë, hipermkina Project One premton të jetë modeli më i kompletuar që Mercedes-AMG ka ndërtuar ndonjëherë. Kjo vjen pas kombinimit të motorit 1.6-litra V6 me katër motorë elektrikë, që së bashku prodhojnë njëmijë kuajfuqi.
Prej se u prezantua për herë të parë në Frankfurt, nuk kemi parë shumë prej këtij modeli, deri më tani kur u pa duke u transportuar nëpër Monako.
Imazhet që janë shpërndarë në Instagram, e tregojnë modelin pjesërisht të mbuluar, që dukej se është gati për prodhim. Sipas të gjitha gjasave, ishte prezantuar në ndonjë organizim privat, pasi të gjitha njësitë e parapara për shitje janë blerë muaj më parë.
Nuk duket se ka shumë ndryshim prej modelit të shfaqur zyrtarisht, megjithatë shihet se i janë ndryshuar pasqyrat anësore, si dhe pjesa e përparme është shumë më e lartë.
Makina pritet të peshojë prej 1,300 deri në 1,400 kilogramë, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet se çfarë shpejtësie mund të arrijë. Vetëm 750 njësi të kësaj makine do të lansohen, të cilat do t’i marrin klientët gjatë vitit të ardhshëm.
Pritjet janë që ky projekt gjigant, të fillojë një epokë të re në segmentin e makinave hibride. Treshja fantastike LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918 Spyder, pritet të ndryshohet pasi të lansohet Model One. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa energji humb gjatë mbushjes së baterisë së automjetit elektrik
Shikoni sesa te sigurta janë veturat Volvo
Një shofer i një BMW në Zvicër gjobitet me 108,500 franga – zbulohet se pse ai “duhet të gërmojë kaq thellë në portofolin e tij”
A mund të ndikojë ngjyra e veturës në konsumin e karburantit?
Çfarë duhet bërë kur mbinxehet motori?
Elon Musk u shpall i pafajshëm për mashtrim në lidhje me postimin e Tesla në Twitter
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë