Elon Musk u shpall i pafajshëm për mashtrim në lidhje me postimin e Tesla në Twitter

Themeluesi i Tesla është liruar nga akuza për një postim në Twitter, në të cilin ai tha se kishte “siguruar fonde” për të privatizuar prodhuesin e veturave elektrike.
Musk u përball me një padi grupore të ngritur në emër të aksionarëve të Tesla, të cilët thanë se ai i kishte “mashtruar” ata me postimet e tij në gushtin e vitit 2018.
Blerja e propozuar prej afro 66.5 miliardë eurove (72 miliardë dollarësh-60 miliardë funte) nuk u realizua kurrë, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Nëse juria e San Franciskos do ta shpallte Musk-un fajtor, atëherë ai mund të urdhërohej që të paguante miliarda dollarë në emër të dëmit të shkaktuar.
Nëntë anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre të premten pasdite.
Elon – i cili donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, aty ku edhe është baza e Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko – e mirëpriti rezultatin.
Duke përdorur profilin e tij në Twitter, platformën e rrjeteve sociale të cilën ai e bleu tetorin e kaluar, ai tha: “Falë Zotit, mençuria e njerëzve ka mbizotëruar në këtë gjykim!”.
“Unë jam thellësisht mirënjohës për vendimin unanim të jurisë për të shpallur pafajësinë time në çështjen e privatizimit ‘Tesla 420’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Evolucioni në mënyrën japoneze: Si do të duket Suzuki Swift i ri

Për të zotëruar një veturë në Singapor duhet të paguani 106 mijë dollarë

Cybertrucku "fluturon" pasi niset nga pika 0 derisa priste në trafik

Tesla me një veçori të re softueri që do të jetë e dobishme në rast se pësoni ndonjë aksident

“Koleksioni i bardhë”, shiten 60 vetura Porsche që sipas ekspertëve secila mund ta ketë vlerën e një milion dollarëve

Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist