LAJMI I FUNDIT:

Memeti: Avokati i Popullit në Maqedoni e ka mbështetjen e qytetarëve

Memeti: Avokati i Popullit në Maqedoni e ka mbështetjen e qytetarëve

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti thotë se institucioni i tij arriti të jetë institucion që e fitoi dhe e ka mbështetjen e qytetarëve.

Sipas tij, Avokati i Popullit arriti që t’i bind edhe institucionet tjera për ta mbështetur, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kjo deklaratë vjen nga pranimi në Rezidencën Franceze, që organizohet për anëtarët e Asociacionit të Avokatëve të Popullit të Mesdheut, të cilët po qëndrojnë në Maqedoni, për takimin e dhjetë me radhë të asociacionit në Shkup.

Konferenca do të mbahet nesër, ku tema ndërlidhet me mbrojtjen e të drejtave sociale, kulturore dhe ekologjike./Telegrafi/