“Gjykata Civile dhe Gjykata e Apelit në Shkup mos të licencojnë gazetarë në Maqedoni”
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë shpreh pakënaqësi nga mënyra se si Gjykata Civile në Shkup dhe Gjykata e Apelit në Shkup, zbatojnë Ligjin për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje.
Sipas kësaj shoqata “pavarësisht dispozitave të qarta të ligjit, të cilat rregullojnë përgjegjësinë e publikimeve elektronike, këto gjykata vazhdojnë t’i refuzojnë paditë për shpifje dhe fyerje kundër mediave online me sqarim shumë joserioz dhe tendencioz se ato nuk janë media, ndërsa njerëzit që punojnë aty nuk janë gazetarë. Kjo sjellje e papërgjegjshme dhe joprofesionale e disa gjykatësve do të thotë tentim për të licencuar mediat dhe gazetarët, që paraqet praktikë jodemokratike në vendet me regjime autoritare.
Potencojmë se puna e gjykatave nuk është t’i interpretojnë ligjet, por t’i praktikojnë në mënyrë të drejtë dhe joselektive.
Dyshojmë se pas kësaj sjellje të Gjyqit Civil në Shkup dhe të Gjyqit të Apelit, ka prapavijë politike, e cila duhet t’i diskreditojë online mediat dhe të sigurojë alibi të rrejshme për qeverinë që të imponojë rregullim më të ashpër ligjor, në kundërshtim me standardet evropiane për lirinë në internet.
Paralajmërojmë se përpjekjet e qarqeve të caktuara politike, të cilët kërkojnë regjistrim ligjor të online mediave është lojë e rrezikshme politike, e cila ka për qëllim që shteti ta kontrollojë përmbajtjen e këtyre mediave.
Përveç kësaj, qëllimi i gjyqit është t’i parandalojë online mediat dhe gazetarët të cilët punojnë në këto media t’i shfrytëzojnë përfitimet që i ofron ligji për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje, lidhur me dëmshpërblimin jomaterial dhe bazat për përjashtimin nga përgjegjësia për shpifje.
Jemi të bindur se kjo praktikë gjyqësore, e cila për fat të mirë nuk zbatohet në Gjykatat tjera të Apelit në vend, cenon lirinë e të shprehurit dhe e diskrediton profesionin e gazetarisë dhe rolin e medias në një shoqëri demokratike.
Kërkojmë nga Gjykata Supreme në Maqedoni të veprojë sa më shpejtë për kërkesën e SHGM-së për harmonizimin e praktikës gjyqësore dhe në të ardhmen Gjykata Civile dhe Gjykata e Apelit në Shkup të veprojnë për paditë për shpifje dhe fyerje.
Këtë javë do të dërgojmë ankesë deri në Këshillin Gjyqësor për të gjithë gjyqtarët që praktikojnë ligjin në mënyrë selektive me qëllim që të caktohet përgjegjësi për sjelljen e tillë joligjore.
I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, SHBA-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës të reagojnë menjëherë te organet gjyqësore dhe të parandalojnë këtë sulm të turpshëm kundër lirisë së të shprehurit, mediave profesionale onlajn dhe përpjekja për licencimin e tyre”(sic), thuhet në reagimin e SHGM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë