LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia do t’i shfrytëzojë mundësitë e Fondit Klimatik Jeshil

Maqedonia do t’i shfrytëzojë mundësitë e Fondit Klimatik Jeshil

Maqedonia do t’i shfrytëzojë mundësitë e Fondit Klimatik Jeshil, për periudhën kohore tetor 2017-mars 2018.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në këtë program janë të përfshira nëntë shtete që janë të përshtatshme për shfrytëzimin e mjeteve.


Shqipëria, Armenia, Maqedonia, Gjeorgjia, Jordani, Moldavia, Mongolia, Serbia e Tuisni do të kenë qasje në 578 milionë euro, dhe mund të harxhohen në realizimin e katër sfera, si më poshtë:

-dialogu për plane politike dhe aksionale për qytete të gjelbra,
-investime në infrastrukturën e qyteteve të gjelbra,
-mbështetje teknike dhe ndërtim kapacitetesh,
-udhërrëfyes për kapital në zhvillimin jeshil.

Boshnjakovski sqaroi se Maqedonia mund të shfrytëzoj rreth dy milionë euro për sferat e lartpërmendura, kurse në formë huazimi do të mund të shfrytëzojë rreth 14 milionë euro, të cilat do të mund të shfrytëzohen nga komunat dhe qytetet, në kuadër të sferës së dytë të lartë përmendur./Telegrafi/