LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Shkuarja e vendit në zgjedhje varet nga 61 deputetë, e jo nga LDK-ja e PDK-ja (Video)

Gashi: Shkuarja e vendit në zgjedhje varet nga 61 deputetë, e jo nga LDK-ja e PDK-ja (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur rreth pretendimeve të LDK-së dhe kërkesës së tyre për zgjedhje.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se gjasat për të caktuar datën e zgjedhjeve janë brenda 12 muajve ose 45 ditëve.

Ai ka folur edhe për tryezën e thirrur nga LDK-ja të cilës iu bashkuan edhe partitë e tjera për të folur rreth caktimit të zgjedhjeve.


“LDK-ja e ka zgjedh rrugën e tryezës dhe të gjitha partitë kanë qenë të pranishme në këtë tryezë. Në këtë tryezë janë diskutuar tri probleme: liberalizimi, platforma për bisedimet me Serbinë dhe datën e zgjedhjeve, dhe për këtë të fundit të gjithë janë pajtuar por nuk janë pajtuar se kur të caktohet data. Ideja për caktimin e datës është renda 12 muajve ose brenda 45 ditëve”, u shpreh Gashi, shkruan Telegrafi.

Gashi është përballur edhe me pyetjet e analistëve Arton Demhasaj dhe Imer Mushkolaj, ku me këtë të fundit ka pasur një debat të ashpër.

Mushkolaj i është drejtuar Gashit se vendi në zgjedhje nuk mund të shkojë pa e dëshiruar këtë gjë PDK-ja, duke thënë se tryezat nuk janë zgjidhje dhe se zgjidhja e problemeve bëhet në Kuvend.

“Tavolina dhe tryeza që po organizohen janë vetëm për ti zvarritë proceset, zgjidhja është në Parlament e jo në tryeza. Pa dashtë PDK-ja nuk shkohet në zgjedhje në Kosovë, dhe vazhdoj me mbështet këtë logjikë. Sa herë ti teket Hashim Thaçit me qua vendin në zgjedhje ai e qon, nëse është në interes të tij”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkaq Arben Gashi ka theksuar se për të shkuar në zgjedhje s’ka rëndësi çka donë LDK-ja e PDK-ja, por çfarë donë 61 deputetë, duke thënë se në këtë rast këta 61 deputetë duhet t’i bëjnë partitë që janë në opozitë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori