Zidane: Nuk do të ndryshojmë asgjë nga ndeshja e parë, na nevojitet vetëm përqendrim dhe vendosmëri
Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Real Madridit ndaj Bayern Munichut.
Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut me rezultat të ngushtë 1-2.
Nesër (e martë) zhvillohet ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu, ku Mbretërit do të kërkojnë kalimin në finalen e madhe të Kievit.
Edhe trajneri Zidane është optimist për një gjë të tillë, teksa thotë se skuadra e tij s’ka nevojë për ndryshime, por vetëm për përqendrim dhe vendosmëri sikurse në ndeshjen e parë.
“Kjo është një gjysmë-finale. Ne e dimë rëndësinë e kësaj loje dhe atë që kam thënë, do provojë ta përsëris”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë për shtyp para ndeshjes.
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por ne nuk duhet të ndryshojmë asgjë në atë që po bëjmë”.
“Realit i nevojitet përqendrimi dhe vendosmëria në atë që duam të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë”.
“Ne nuk duhet të ndryshojmë shumë gjëra, e vetmja gjë është që ne jemi në gjysmëfinale dhe atë që kemi bërë në ndeshjen e parë ishte shumë e mirë”, përfundoi Zidane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Man City çuditërisht po e shet një top yll që luan në ekipin e parë – Fabrizio Romano publikon detajet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251