LAJMI I FUNDIT:

Shtohen ankesat ndaj Angjushevit, gazetari Vlladimir Tevçev tregon rastin e tij

Shtohen ankesat ndaj Angjushevit, gazetari Vlladimir Tevçev tregon rastin e tij

Pas Sllagjana Tasevës, për sjellje të pahijshme të zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, është ankuar edhe Vlladimir Tevçev, gazetar i TV24.

Ai bën të ditur se në lëshimin në shfrytëzim të segmentit rrugor Demir Kapi-Smokvicë, zv.kryeministri Angjushev e ka qortuar në lidhje me raportimet e tij për “Feni Industri”.


Tevçev thotë se në rastin e kësaj fabrike, është munduar që në raportimet e tij t’i përfshin të gjitha palët, ndërsa Angjushev nuk është sulmuar aspak, dhe se deklaratat e tij janë emituar.

Gazetari shpreh keqardhje, duke thënë se 11 vite gazetarët kanë luftuar kundër sjelljes së këtillë të politikanëve, dhe sërish ndodh e njëjta./Telegrafi/