LAJMI I FUNDIT:

Largimi i dhjamit dhe shtimi i muskujve përmes ushqimit

Largimi i dhjamit dhe shtimi i muskujve përmes ushqimit

“Jam gati t’jua tregoj zbulimin që e kam bërë sa i përket formësimit të trupit dhe skalitjes së muskujve”, thotë William Bush.

William Bush është 33 vjeçar dhe që nga mosha 18 vjeçare merret me palestër.


Ai thotë se gjithmonë është marrë me peshëngritje, por shumë pak i ka kushtuar rëndësi ushqimit deri tani.

Sipas tij, ekziston një mënyrë se si mund ta skalitni trupin dhe ta formësoni atë, por që përveç ushtrimeve fizike, normalisht se duhet t’i kushtoni rëndësi të madhe edhe ushqimit.

Trupit i nevojitet një sasi e caktuar e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave për ta mirëmbajtur balancimin hormonal. Kjo ndryshe quhet edhe numërimi i kalorive apo numërimi i mikro/makrove. Janë tri gjëra të ndryshme, por janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Kaloritë janë njësi energjie të cilat maten nga ajo se a janë yndyra, karbohidrate apo proteina. Yndyrat kanë 9 kalori për gram, ndërkaq karbohidratet dhe proteinat përmbajnë 4 kalori për gram.

Varësisht nga lloji i trupit që keni, ju duhet të keni një proporcion të shëndetshëm të këtyre triave. Shmangia e karbohidrateve është gjë e cila i përket së kaluarës.

Ektomorfët (personat e hollë me metabolizëm të shpejtë) duhet të konsumojnë 25% proteinë, 55% karbohidrate dhe 20% yndyrë gjatë ditës.

Mesomorfët (ata që në mënyrë natyrale janë muskulorë dhe atletikë) duhet që të konsumojnë 40% karbohidrate, 30% yndyra dhe 30% proteinë gjatë ditës.

Ndërkaq Endomorfët (ata më të gjerë dhe më të plotë) duhet të konsumojnë 35% proteina, 25% karbohidrate dhe 40% yndyra.

Trupi fillon të humbë peshë kur filloni të konsumoni më pak kalori gjatë ditës. Për ta kuptuar se sa kalori duhet t’i konsumoni gjatë ditës ,varësisht nga lloji trupit që keni, atëherë vetëm shumëzojeni peshën tuaj të trupit në LB (kilogramët që i keni konvertoni në njësinë matëse lb)  me 12 kalori.

P.sh., 12 kalori X 171 (171 lb janë të barabartë me 77 kilogramë) = 2052 kalori.

Pra këtë sasi të kalorive duhet ta konsumojë një person i cili peshon 77 kilogramë në mënyrë që të humbë peshë në mënyrë të suksesshme. Por, shtojani kësaj edhe ushtrimet fizike në palestër dhe ju shumë shpejt do të humbni dhjamin dhe do të shtoni muskuj si bishë!

Shembull: 2052 kalori për një mesomorf duhet të vijnë nga 30% proteina, 40% karbohidrate dhe 30% yndyra. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Ja si të lani pantallonat prej lëkure: Mos bëni gabime prej fillestari

Bëje vet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Kodi sekret i kënaqësisë femërore

Intimitet dhe Pasion
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Kalo në kategori