LAJMI I FUNDIT:

Interi konfirmon lëndimin e Gagliardinit në kofshë, kthimi i tij do vlerësohet ‘javë pas jave’

Interi konfirmon lëndimin e Gagliardinit në kofshë, kthimi i tij do vlerësohet ‘javë pas jave’
Roberto Gagliardini (Getty Images)

Interi ka konfirmuar se Roberto Gagliardini ka pësuar një dëmtim të kofshës kundër Cagliarit dhe ky lëndim do të “vlerësohet javë pas jave”.

Mesfushori italian ishte njëri nga lojtarët kryesor të Interit këtë sezon, e sidomos në këto ndeshjet e fundit ku ka bartur barrën kryesore të mesfushës.


Megjithatë, Gagliardini u lëndua në pjesën e parë të fitores 4-0 në mbrëmjen e së martës ndaj Cagliarit, duke u detyruar ta lëshoj fushën me barelë.

Interi kthehet te fitorja pas tri ndeshjesh, tani është në zonën e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Interi kthehet te fitorja pas tri ndeshjesh, tani është në zonën e Ligës së Kampionëve

Ky lëndim i italianin la frikën tek drejtuesit e skuadrës dhe tifozët që ai mund të humbiste pjesën tjetër të sezonit.

Por, sot (e enjte) Nerazzurët kanë lëshuar një përditësim mbi lojtarin, duke konfirmuar dëmtimin e tij, por duke mos ofruar asnjë kohë rikuperimi.

Gagliardini pati dhimbje të mëdha dhe u detyrua menjëherë ta lë fushën (Getty Images)

“Roberto Gagliardini iu nënshtrua një skaneri MRI këtë mëngjes në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano pasi ai u largua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Cagliarit”.

“Testet tregojnë dëmtimin e muskujve të semimembranos së lojtarit në kofshën e tij të djathtë”.

“Gjendja e tij do të vazhdojë të vlerësohet javë pas jave”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori