LAJMI I FUNDIT:

Mayweather: Do të kthehem nga pensionimi për t’u ndeshur me McGregor, por këtë herë në Tetëkëndësh

Mayweather: Do të kthehem nga pensionimi për t’u ndeshur me McGregor, por këtë herë në Tetëkëndësh
(Foto: Getty Images)

Floyd Mayweather i ka forcuar akoma më shumë spekulimet se do të zhvillojë një rimeç ndaj Conor McGregorit, por këtë herë do të jetë një duel i UFC-së dhe jo në një ring boksi.

Në gushtin e kaluar dy sportistët luftarakë u ndeshën në Las Vegas në një përballje luksoze me rregulla boksi, nga e cila fituan shumë para.

Të gjitha lajmet për Floyd Mayweather
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Floyd Mayweather

Asokohe, boksieri amerikan ishte kthyer nga pensioni për t’u ndeshur me irlandezin, ndërsa pas fitores me nokaut teknik, sërish u pensionua.


(Foto: Getty Images)

Mirëpo, thashethemet për një rimeç me rregulla të MMA-së në një Tetëkëndësh kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa në javët e fundit vetëm sa janë intensifikuar.

Ndërsa vet Mayweather, në një intervistë për Showtime Sports ka lënë të kuptohet se dëshiron që të arrijë marrëveshje për të dueluar sërish me Conorin.

“Pensionimi ka qenë i shkëlqyer, mirëpo siç e dinë të gjithë, unë shkoj në pension, kthehem prapë. A është e mundur që mund të kthehem? Po, por nëse e bëj, duhet të jetë në Tetëkëndësh”.

“Kam folur me ekipin tim, Al Hayman thotë jo, por kam folur me Showtime dhe CBS. Nuk e dimë nëse do të arrijmë të takohemi me Dana White dhe UFC-në për ta bërë mega-duelin të ndodhë, një meç, që do të jetë kundër Conor McGregor”.

(Foto: Getty Images)

“Ose mund të arrijmë një marrëveshje për shumë përballje. Mirëpo, nëse arrij marrëveshje për disa meçe në MMA, duhet të përfshihen edhe Showtime dhe CBS“.

“Mendoj se kur arrin një status kaq të lartë, duhet ta mbash veten me klas. Kjo do të thotë se e di që kur u ndeshëm, që të dy përhapëm shumë interesim, botës i pëlqeu dueli. Mirëpo, jashtë ringut duhet të sillesh si xhentëlmen”, është shprehur Floyd.

Të gjitha lajmet për Conor McGregor
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Conor McGregor

Megjithatë, për të ndodhur meçi, McGregor duhet t’i tejkalojë problemet me ligjin për shkak të sulmit të dhunshëm mbi autobusin e UFC-së në Brooklyn, ku mbetën të lënduar dy luftëtarë të UFC-së. /Telegrafi/