LAJMI I FUNDIT:

Maldini: Alisson portieri më i mirë aktualisht në Serie A

Maldini: Alisson portieri më i mirë aktualisht në Serie A
Paolo Maldini (Foto: Getty Images)

Xhiro e 32-të ka rezervuar një përballje mjaft interesante në Serie A, atë mes Lazios dhe Romës.

Derbi mes këtyre skuadrave është një nga më të zjarrtit lokal në botën e futbollit dhe komentet për këtë përballje nuk kanë munguar as nga legjenda e Milanit, Paolo Maldini.

“Lazio ka një sulm të madh. Por, ka lojtarë që aktualisht janë në formë të mirë, mbi të gjitha Dzeko e Under, të cilët ishin befasi e këndshme në ndeshjen e kthimit (ndaj Barcelonës)”.


Francesco Totti dhe Paolo Maldini gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

“Tani po flasim për një derbi që është shumë i rëndësishëm pasi të dy skuadrat po përpiqen për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve”.

“Krahasimet mes Immobiles dhe Alisson? Nuk mendoj se do të jetë një ditë e keqe për Alissonin, sipas meje, ai është portieri më i mirë në kampionatin italian”.

“Edhe Immobile është një nga sulmuesit më të mirë, do të jetë një sfidë interesante”, ka thënë Maldini raporton LalazioSiamoNoi.it.

Vlen të theksohet se Roma është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën, kurse Lazio është befasuar në çerekfinale të Ligës së Evropës nga RB Salzburgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Formula 1
Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Premier League
Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Ndërkombëtare
Real Madridi i fërkon duart ndërsa bisedimet mes Trent dhe Liverpoolit janë 'pezull'

Real Madridi i fërkon duart ndërsa bisedimet mes Trent dhe Liverpoolit janë 'pezull'

La Liga
Kalo në kategori