LAJMI I FUNDIT:

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Kohët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar zyrtarisht që niveli i manganit në ujin e pijshëm në regjionin e Prishtinës ka arritur nivele të rrezikshme. Për këtë arsye, instituti ka rekomanduar që qytetarët të mos konsumojnë ujin për pije derisa të merren masa për të përmirësuar cilësinë e ujit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të manganit mund të ketë ndikime serioze në shëndetin e trurit dhe sistemin nervor, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit. OBSH ka përcaktuar standarde të rrepta për përqindjet e lejuara të manganit dhe metaleve të tjera të rënda në ujin e pijshëm.

Në këtë situatë, është e domosdoshme të përdoren sisteme të filtrimit që largojnë manganin dhe ndotësit e tjerë nga uji. Një nga zgjidhjet më të efektshme për këtë qëllim është filtri Imperial Plus nga Camelot, i cili kombinon teknologjinë e karbonit aktiv dhe Nano Ultipor dhe N66 për të larguar manganin, klorin dhe te gjithë ndotësit e tjerë nga uji.

6 arsye të forta për të zgjedhur filtrin Camelot:

1. Heqja e metaleve të rënda dhe ndotësve:

– Filtri Imperial Plus largon metale të rënda si mangani, plumbi, arseniku, dhe ndotës të tjerë të dëmshëm për shëndetin. Kjo e bën filtrin një zgjidhje ideale për zonat me ndotje të lartë të ujit, siç është Prishtina.

2. Heqja e klorit dhe përbërjeve organike:

Karboni aktiv në filtrin Imperial Plus largon klorin dhe përbërjet organike që ndikojnë negativisht në shijen dhe erën e ujit. Duke hequr klorin dhe kimikatet, uji që konsumoni bëhet më i freskët dhe më i sigurt për shëndetin.

3. Filtrim në nivel nano për siguri maksimale:

Teknologjia e avancuar Nano Ultipor dhe N66 siguron kapjen e grimcave shumë të vogla, përfshirë bakteret, viruset dhe mikroplastikën, duke garantuar që uji të jetë i pastër dhe i sigurt për konsum.

4. Ruajtja e kripërave minerale dhe balancimi i pH-it:

Një veçori e rëndësishme e filtrit Camelot është aftësia e tij për të larguar ndotësit duke ruajtur kripërat minerale thelbësore për trupin dhe duke mbajtur pH-in natyral të ujit. Kjo siguron një ujë të ekuilibruar, të shëndetshëm dhe të natyrshëm për konsum.

5. Ekonomik dhe miqësor për ambientin:

Duke përdorur filtrin Camelot, eliminoni nevojën për të blerë ujë të paketuar në shishe plastike duke kursyer deri ne 700 euro ne vit gjë që jo vetëm redukton kostot, por ulë ekspozimin ndaj mikroplastikës, si dhe ndihmon në mbrojtjen e mjedisit nga mbeturinat plastike.

6. Certifikata ndërkombëtare për cilësinë dhe sigurinë e ujit:

Filtrat Camelot janë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare si NSF, WQA, NEHA dhe të tjerë që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre. Këto certifikata sigurojnë se filtrat përmbushin standardet më të larta për filtrimin e ujit, duke ofruar mbrojtje maksimale për konsumatorët.

Rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetit Camelot

Organizata Ndërkombare e Shëndetit Camelot, një organizatë që fokusohet në mbrojtjen e shëndetit përmes ujit të pastër, rekomandon përdorimin e filtrit Imperial Plus për konsumatorët jo vetëm në zonat me nivele të larta të manganit dhe metaleve të tjera të rënda por edhe të familjet dhe shtëpitë në tërë Kosovën që duan ujë të pastër pa ndotës.

Duke ofruar një zgjidhje të avancuar për largimin e ndotësve të rrezikshëm dhe përmirësimin e cilësisë së ujit, ky filtër ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të familjes suaj.

Për më shumë kontaktoni në: 048560300 ose në rrjetet sociale: 

Instagram: camelot.kosova

Facebook: Camelot Kosova