LAJMI I FUNDIT:

Spalletti pas humbjes nga Torino: Nuk ishte dita e Interit

Spalletti pas humbjes nga Torino: Nuk ishte dita e Interit
Luciano Spalletti (Getty Images)

Luciano Spalletti ndjen se nuk ishte dita e Interit pasi ata goditën dy herë shtyllën në një humbje minimale 1-0 ndaj Torinos dhe e humbën shansin për të kaluar në vendin e tretë në tabelë.

Me Romën e mposhtur në shtëpi 2-0 nga Fiorentina dje (e shtunë), Nerazzurrët patën mundësinë të kapërcenin ata duke kaluar në vendin e tretë, por Adem Ljajic u tregua vendimtar në Torino duke shënuar golin e fitores.

“Ka momente kur nuk shkon gjithçka mirë në rrugën tuaj, pavarësisht se si e provoni, edhe nëse bëni presion në top”, ka thënë fillimisht Spalletti për Sky Sport Italia.


Interi dështojë ta vazhdojë formën e mirë (Getty Images)

“Ne nuk e luanim topin si zakonisht dhe lejuam disa kundërsulme të shumta, të cilat në anën tjetër shfrytëzuam energji të vlefshme për t’i kapur ato”.

“Ne duhej ta kontrollonim më mirë topin dhe ta mbysnim Toron në gjysmën e tyre të fushës”.

“Nuk do të thosha se kemi humbur gjasat për të fituar kundër Milanit dhe Torinos, sepse në një lojë ka edhe një kundërshtar”.

“Ne dhamë më të mirën tonë”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e katërt me 59 pikë, ndërsa Roma renditet e treta me 60 pikë. /Telegrafi/