LAJMI I FUNDIT:

Juventus dhe Man Utd fillojnë bisedimet për shkëmbim lojtarësh

Juventus dhe Man Utd fillojnë bisedimet për shkëmbim lojtarësh

Një shkëmbim i bujshëm lojtarësh mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.

Dy gjigantët evropianë, Manchester United dhe Juventus tanimë kanë filluar bisedimet për një gjë të tillë.


Mbrojtësi i majtë brazilian, Alex Sandro është objektivi kryesor i Unitedit për krahun e majtë të mbrojtjes.

E për të arritur deri te braziliani, Djajtë e Kuq kanë vendosur të sakrifikojnë dy futbollistë.

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane, Matteo Darmian dhe Anthony Martial mund të përfshihen në këtë marrëveshje.

27-vjeçari brazilian Alex Sandro ka qenë objektiv madhor edhe i Chelseat dhe Manchester Cityt por Juventus refuzoi ofertat e tyre.

Ky shkëmbim duket edhe më i besueshëm kur merret parasysh se United dëshiron ta largojë Martialin kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2019.

Martial duke festuar një nga golat e tij këtë sezon me Unitedin (Getty Images)

Francezi nuk ka pranuar rinovimin dhe Djajtë e Kuq po frikësohen se mund tu largohet futbollisti me parametra zero.

Kësisoj pritet që në verë të bëhet ky shkëmbim ose në rast tjetër të nxirret në shitje francezi për një shumë rreth 40 milionë euro.

Ndërkohë sa i përket mbrojtësit italian, Matteo Darmian ai ka paralajmëruar rikthimin në Serie A dhe Juventus pritet të jetë një mundësi e mirë për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori