Qeveria e Kosovës, së bashku me Komunën e Prizrenit është e gatshme që investojë në mënyrë që fshatrat e kësaj komune të integrohen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi me të cilin ballafaqohen banorët e kësaj ane.
Këto komente i ka bërë ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, gjatë qëndrimit në Komunën e Prizrenit, ku u shoqërua nga deputetja Emilia Rexhepi, me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, drejtues të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ dhe banorët e fshatit Ljubinjë e Epërme.
Lluka tha se arsyeja e vizitës në Prizren është interesimi i tij që kjo komunë të ketë zhvillim edhe më të madh ekonomik, duke potencuar nevojën e aktivizimit të zonës ekonomike, ndërsa shtoi se çështje kyçe ishte zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë për fshatrat e Prizrenit dhe instalimi i rrjetit të kanalizimit.
“Integrimi i fshatrave të komunës së Prizrenit në sistemin e ujësjellësit është shumë me rëndësi sepse kemi fshatra që nuk kanë ujë të sigurt dhe duhet të integrojmë në këtë aspekt”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kreu i MZHE-së bëri të ditur se tani kanë një donacion, i cili ka për qëllim integrimin e fshatrave në sistemin e ujësjellësit, por shtoi se ka nevojë për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe deputetëve.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se me ministrin Lluka diskutuan për shumë çështje për zhvillimin ekonomik në Prizren dhe po ashtu edhe në Kosovë.
Ai tha se u diskutua edhe për çështjen e zonës ekonomike në Prizren, riciklimin e mbeturinave, ndërsa vend të veçantë zuri çështjen e integrimit në rrjetin e ujësjellësit të ‘Hidroregjionit’ shumë fshatra, të cilët aktualisht janë jashtë këtij sistemi.
Në kuadër të kësaj vizite, Lluka së bashku me deputeten Emilia Rexhepi ka takuar edhe banorët e fshatit Ljubinjë e Epërme, me të cilët diskutoi problemet që ata kanë dhe u premtoi se së shpejti do të investojnë në rrjetin ujësjellësit dhe kanalizimit për t’i përmbushur nevojat e tyre.
Ndryshe, fshati Ljubinjë e Epërme i Prizrenit ka 3,055 banorë dhe 550 familje, ndërsa ende përballet me mungesë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë6 miliardë euro me Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, Danijela Gaceviq tregon rolin e CEFTA-s në këtë proces
Kqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”
Për maraklitë e kuzhinave, BAU Market sjell kuzhinat PËR MARAK
Me kë e ‘lyn dhe e ngjyn’ në udhëtime?
Murati: Asnjë aksident me fatalitet në vendin e punës në gjashtë mujorin e parë
Frutex bën thirrje për kultivuesit e vishnjës për bashkëpunim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore