LAJMI I FUNDIT:

“Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave”

“Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, me të cilët kanë diskutuar lidhur me proceset e Kosovës drejt integrimit evropian.

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të demarkacionit , ministrat Tahiri dhe Hoxha kanë konfirmuar se Qeveria do të vazhdoj me përkushtim për të plotësuar edhe kushtin e fundit, atë të luftës kundër korrupsionit.

Pasi ka njoftuar ambasadorët me hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë për të përmbushur legjislacionin e kërkuar nga Agjenda e Reformave Evropiane, ministri Tahiri ka theksuar se institucionet e drejtësisë janë të mobilizuara më shumë se kurrë.


“Natyrisht, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një sfidë dhe proces i përhershëm, që do vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave, megjithatë, në përmbushje të këtij kriteri, mund të konfirmoj para jush se institucionet e sistemit të drejtësisë, janë më të mobilizuara se kurrë më parë” ka thënë Tahiri.

Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Jemi të vetëdijshëm se progresi i bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet i lartë dhe i lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian, jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është theksuar edhe nga Strategjinë e Ballkanit Perëndimor. Dhe në fund, dua t’iu siguroj se institucionet shtetërore e kanë të qartë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jo si një kriter i lidhur me agjendën e BE-së, por më e rëndësishme, si një kriter i lidhur me përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Për këtë gjë, do të mbesim të pamëshirshëm në përpjekjet tona për të luftuar këto dukuri negative” ka thënë ministrja Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori