LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet Rruga e Kombit, kolona e automjeteve nga pikëkalimi i Morinës deri në Kalimash (Video)

Bllokohet Rruga e Kombit, kolona e automjeteve nga pikëkalimi i Morinës deri në Kalimash (Video)

Protesta që derivoi në përleshje mes banorëve të zonës së Kukësit, mbi aplikimin e taksës prej 5 eurosh për kalim në Rrugën e Kombit, ka shkaktuar edhe radhë të gjata në këtë aks.

Shumë shtetas kosovarë, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.


Top Channel raporton se karvani i mjeteve fillon që nga dogana e Morinës dhe vijon deri në pikën ku koncesionari ka ndërtuar sportelet e vjeljes së taksës.

Protestuesit përplasen me policinë në Rrugën e Kombit, digjet sporteli i pagesës (Video)
Lexo po ashtu Protestuesit përplasen me policinë në Rrugën e Kombit, digjet sporteli i pagesës (Video)

Më herët, para nisjes së protestës, edhe policia bllokoi ardhjen e mjeteve nga Kosova, me qëllim shmangien e pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës doli jashtë kontrollit dhe protestuesit, pasi u përleshën me forcat e policisë, shkatërruan edhe sportelin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori