LAJMI I FUNDIT:

Barça rivalizon skuadrat e mëdha angleze për Under

Barça rivalizon skuadrat e mëdha angleze për Under
Cengiz Under (Getty Images)

Barcelona ka vendosur të përballet me skuadrat e mëdha të Ligës Premier për sulmuesin turk të Romës, Cengiz Under.

Talenti turk ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij këtë sezon me Romën, duke shënuar shumë gola dhe dhuruar asistime.

Ndeshjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, ndërsa drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka konfirmuar interesimin e Barcelonës këtë javë.


Under: Tre muajt e parë ishin të komplikuar, tani jam përmirësuar
Lexo po ashtu Under: Tre muajt e parë ishin të komplikuar, tani jam përmirësuar

“Bayram Tutumlu (agjenti i Under), i cili ka një marrëdhënie të mirë me Barcelonën, më tha se ata kanë pyetur për djaloshin”, ka thënë fillimisht Monchi.

Cengiz Under (Getty Images)

“Ne nuk kemi oferta për djaloshin e madh, por me siguri shumë skuadra e ndjekin atë, për shkak të moshës së tij dhe golave të tij”, përfundoi drejtori sportiv.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera, Barça është bashkuar në garën me Arsenalin dhe Manchester City për Under.

Di Francesco: Fillim i ri për Romën, Cengiz mund të bëhet lider në fushë
Lexo po ashtu Di Francesco: Fillim i ri për Romën, Cengiz mund të bëhet lider në fushë

Ndryshe, Under është i lidhur me Romën deri në vitin 2020, por Roma mund të tundet nga ndonjë ofertë e lartë.

Ky medium raporton se Roma do të tundej me një ofertë prej 30 milionë eurosh dhe kjo do të ishte e mjaftueshme që Giallorossët ta shesin këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

La Liga
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Premier League
Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi

Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi

Serie A
Kalo në kategori