LAJMI I FUNDIT:

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Foto: Top Channel/YouTube

Një vendim i papritur u bë i ditur gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania, kur prezantuesi Ledion Liço njoftoi se episodi i së shtunës do të anulohet.

Arsyeja pas këtij vendimi lidhet me zgjedhjet qendrore në Kosovë, të cilat do të zhvillohen të dielën, dhe Top Channel ka vendosur që i gjithë fundjava t’i kushtohet mbulimit të këtij momenti të rëndësishëm politik.

“Kam një lajmërim shumë të rëndësishëm. Këtë vit, Big Brother VIP ka treguar se sa të pandashëm janë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, prandaj e di që do ta kuptoni vendimin tonë për ta vënë këtë fundjavë në shërbim të një momenti historik. Duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi. Për këtë arsye, edicioni i së shtunës i Big Brother VIP nuk do të transmetohet”, u shpreh Liço.


Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave të reality show-t, me disa që e mirëkuptojnë këtë zgjedhje dhe të tjerë që shprehen të zhgënjyer për mungesën e spektaklit të zakonshëm të fundjavës.

Megjithatë, formati do të vazhdojë normalisht me transmetimet e tij të përjavshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të bëhet një riorganizim për të rikuperuar spektaklin e humbur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Magazina
Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtyen derisa e quan tradhtar e i pafytyrë

Degradon debati mes Valbonës dhe Laertit, banorja e shtyen derisa e quan tradhtar e i pafytyrë

Magazina
Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës - zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës - zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze

Magazina
Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

Magazina

"Shtrëngoje, s'kam fuqi", Rizarta shpjegon videon virale me Aldon në krevat

Magazina
Stresi dhe Drilon Rama shihen bashkë: Fituesit janë njerëz me një qëllim të caktuar në jetë, humbësit do flasin gjithmonë

Stresi dhe Drilon Rama shihen bashkë: Fituesit janë njerëz me një qëllim të caktuar në jetë, humbësit do flasin gjithmonë

Magazina
Kalo në kategori