LAJMI I FUNDIT:

Njëzet futbollistët e Realit të angazhuar me kombëtaret vrapuan 2649 minuta dhe udhëtuan 127647 kilometra

Njëzet futbollistët e Realit të angazhuar me kombëtaret vrapuan 2649 minuta dhe udhëtuan 127647 kilometra

Njëzet futbollistë të Real Madridit ishin të angazhuar me kombëtaret e tyre në ndeshjet e fundit miqësore.

Futbollistët e trajnerit Zinedine Zidane kanë vrapuar së bashku gjatë këtyre paraqitjeve 2,649 minuta.

Gjatë takimeve zyrtare të lejuar prej FIFA-s, kanë udhëtuar me kombëtaret e tyre së bashku 127,617 kilometra. Vetëm Theo Hernandez, Marcos Llorente dhe Karim Benzema dhe ekipi i dytë kanë qëndruar këto ditë në Valdebebas.


Shtatë nga njëzet futbollistët, Carvajal dhe Ramos (Spanjë), Keylor Navas (Kosta Rika), Marcelo dhe Casemiro (Brazil), Kroos (Gjermani) dhe Ceballos (Spanjë U-21), kanë luajtur në dy miqësoret para fillimit të kampionatit botëror në Rusi.

Gjashtë takimet e radhës së Real Madridit

Ky akumulim i minutave dhe udhëtimeve kanë ardhur para fillimit të ndeshjeve të prillit me një kalendar që është shumë i ngarkuar për Real Madridin.

Los Blancos kanë gjashtë takime brenda 18 ditëve, përkatësisht që nga data 31 mars deri më 18 prill, duke përfshirë edhe dy çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Të bardhët nuk do të marrin pushim deri në fundjavën e 22 prillit, në të cilën ndeshja e tyre kundër Sevillës do të shtyhet për shkak se të fundit luajnë në finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori