LAJMI I FUNDIT:

Wanda është në listën e zezë të Realit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me të për Icardin

Wanda është në listën e zezë të Realit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me të për Icardin
(Foto: Getty Images)

Real Madridi nuk do të bëjë ofertë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, nëse gruaja e tij, Wanda Nara, është pjesë e bisedimeve – bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Sulmuesi argjentinas konsiderohet si një zëvendësues ideal për Karim Benzeman, duke qenë se është vetëm 25 vjeçar dhe tashmë i ka shënuar 103 gola në Serie A, në 180 paraqitje.


(Foto: Getty Images)

Po ashtu, në kontratën e tij ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh dhe për Los Blancos nuk do të ishte problem që ta paguante këtë shumë për prishjen e kontratës me Nerazzurrët.

Të gjitha lajmet për Mauro Icardi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Mauro Icardi

Mirëpo, Diario Madridista njofton se ekziston një arsye e precizuar pse nuk mund të ndodhë transferimi i Icardit në Santiago Bernabeu.

Sipas njoftimit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me Wanda Naran, e cila është gruaja dhe përfaqësuesja e futbollistit.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, gjërat mund të ndryshojnë në rast se në bisedime përfshihet një ndërmjetës i besueshëm.

Ajo nuk është e vetmja që bën pjesë në listën e zezë të Real Madridit. Klubi madrilen refuzon të bëjë biznes edhe me agjentin e famshëm, Mino Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Boks
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Diçka e çuditshme ndodhi te Milani: Kuqezinjtë paguan 40 milionë euro, lojtari bëri debutimin e tij dhe i tha lamtumirë klubit në të njëjtën natë

Diçka e çuditshme ndodhi te Milani: Kuqezinjtë paguan 40 milionë euro, lojtari bëri debutimin e tij dhe i tha lamtumirë klubit në të njëjtën natë

Serie A
Ryan Reynolds ka vendosur një rregull

Ryan Reynolds ka vendosur një rregull "të çuditshëm" te Wrexhami - por një lojtar vazhdon ta thyejë

Ligat tjera
Dramë në kohë të rregullt dhe penallti në ndeshjen e barazhit - Prishtina e Re pas 24 penalltive doli fituese

Dramë në kohë të rregullt dhe penallti në ndeshjen e barazhit - Prishtina e Re pas 24 penalltive doli fituese

Liga e Parë
Arteta fillon bisedimet me yllin e Man United për ta transferuar te Arsenali

Arteta fillon bisedimet me yllin e Man United për ta transferuar te Arsenali

Premier League
Kalo në kategori