Prishtina do të përballet me Drenicën në javën e 24-të në Vala Superligën e Kosovës.
Skuadra bardh e kaltër është aktualisht lider në elitën e futbollit kosovar me dy pikë më shumë se Drita.
Por barazimi ndaj 89-shit nuk i ka pëlqyer kryeqytetasve të cilët udhëtojnë drejt Skenderajt për fitore.
Mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka folur për faqen e klubit para ndeshjes.
“Së pari, megjithëse mendoj se kisha paraqitje mjaft të mirë me Trepçën ’89, ende nuk jam në qind për qindëshin tim, por po mundohem të jap maksimumin për ekipin pasi e di që iu nevojitem dhe kanë nevojë për mua duke u munduar t’ia shpërblej besimin e trajnerit”.
“Ndërsa sa i përket ndeshjes me Trepçën ’89 tani më është ndeshje e harruar që mbetet mbrapa kështu që tani gjithë fokusin e kemi në përballjen me Drenicën e ku na pret duel i vështirë, sidomos kur e dimë që e kanë terrenin e rënduar”.
Boshnjaku thotë se në Skenderaj udhëtojnë për fitore.
“Por, sidoqoftë ne shkojmë vetëm për fitore dhe me angazhim maksimal të gjithsecilit kemi me arritur atë për çfarë shkojmë atje”, ka thënë mesfushori i cili gradualisht po rikthehet në formën e tij optimale, Lorik Boshnjaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fitorja e Ballkanit në finale i bën me mijëra euro Llapin, Dritën dhe Malishevën
Finalja Ballkani – Prishtina: Trofetë e klubeve, 10 përballjet e fundit, rruga për në finale dhe formacionet e mundshme
Kapiteni i Yllit, Morina: Shkojmë për fitore në Mitrovicë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251