LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Nuk dua të arsyetohem, por nuk është dashur të dorëzohemi pas golit të dytë të pësuar

Gattuso: Nuk dua të arsyetohem, por nuk është dashur të dorëzohemi pas golit të dytë të pësuar

Arsenal është një ndër tetë çerekfinalistët e Ligës së Evropës.

Londinezët triumfuan edhe në takimin e dytë (3-1) dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1 eliminuan Milanin, ku njërin prej tre golave për Gunners e ka shënuar edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili shënoi nga një distancë prej 20-25 metrave.


Granit Xhaka (Getty Images)

Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës italiane Gennaro Gattuson, i cili ndihet krenar me të besuarit e tij.

“Unë jam krenar për djemtë e mi, kualifikimi u humb në San Siro. Ajo që më bën të zemërohem është momenti i dorëzimit të lojtarëve pasi pësuam golin e dytë dhe më pas pranuam të tretin. Ne duhet të vazhdojmë” tha fillimisht Gattuso për Sky Sport Italia.

“Unë nuk dua të flas për gjyqtarin, sepse mund të bëjnë gabime ashtu si bëjnë lojtarët. Jam krenar për djemtë e mi dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.

“Unë mendoj se skuadra po ngritët, këto dy ndeshje kundër një skuadre shumë të fortë si Arsenali treguan se ne mund të shkaktojmë probleme. Unë nuk kërkoj alibi”, tha italiani.

Statistikat e Xhakës ndaj Milanit: Supergol, 87 prekje të topit, 100 për qind pasime të gjata të sakta dhe shumëçka tjetër
Lexo po ashtu Statistikat e Xhakës ndaj Milanit: Supergol, 87 prekje të topit, 100 për qind pasime të gjata të sakta dhe shumëçka tjetër

Ai më tutje i ka dal në mbrojtje të portierit Gianluigi Donnarummas, i cili nuk e ka fajësuar në golin e pësuar nga një distancë prej mesfushorit shqiptar, Xhakës.

Kujtojmë se shorti për fazën e ardhshme të Ligës së Evropës do të hedhet ditën e nesërme (e premte) në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori