LAJMI I FUNDIT:

Dekorim Sahiti kujton pikënisjen e hitit të ri “Pasha jetën” nga Majk dhe Capital T

Dekorim Sahiti kujton pikënisjen e hitit të ri “Pasha jetën” nga Majk dhe Capital T

Bashkëpunimi mes Majk dhe Capital T, kënga më e re e tyre e titulluar ‘Pasha Jetën’ për një ditë të vetme ka arritur në mbi 1.1 milionë shikime në YouTube dhe qindra mijëra të tjera në radio dhe kanale tjera të transmetimit.

Kjo këngë me sa duket po pëlqehet shumë nga publiku, pasi që përpos këngës fansat e dy reperëve të famshëm e kanë pëlqyer vetëm idenë fillestare që Majk dhe Capital T mund të bashkëpunojnë dhe të vijnë me një projekt të përbashkët.


Por si erdhi deri tek ky bashkëpunim? Pikërisht këtë përgjigje e ka dhënë menaxheri i labelit Babastars, Dekorim Sahiti përmes një fotoje të cilën ai e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

Për më shumë, ne kemi kontaktuar me Dekor Sahitin, i cili e ka konfirmuar se kjo ka qenë një iniciativë e tij për t’i lidhur dy miqtë e tij artistë për një projekt të ri, ndërsa ai sot ka thënë se ka besuar dhe i gëzohet suksesit të arritur të këngës së sapo-publikuar mes Majk dhe Kapos.

“Duke e njohur mirë talentin e të dy artistëve, unë idenë për një bashkëpunim mes Majk dhe Capital T më pas e kam zhvilluar edhe me vetë artistët, të cilët janë pajtuar për të bërë një projekt të përbashkët. Ne të gjithë kemi besuar në suksesin e këtij bashkëpunimi, mirëpo sot, që në ditën e parë, kjo këngë po thyen rekorde dhe që në ditën e parë po shndërrohet në një mega-hit. Unë personalisht jam shumë i lumtur me suksesin e këngës dhe dua të falënderoj të gjithë mbështetësit e këtij projekti. Ky është vetëm fillimi i shumë hiteve të reja që ne do të sjellim së bashku këtë vit” ka thënë Dekorim Sahiti, menaxheri i Majk dhe miku i Capital T.

Në vetëm 24 orë, Capital T dhe Majk grumbullojnë një milion klikime me "Pasha jetën" (Video)
Lexo po ashtu Në vetëm 24 orë, Capital T dhe Majk grumbullojnë një milion klikime me "Pasha jetën" (Video)

Dekori me sa duket është rikthyer në kohë, për të kujtuar se si rrodhën gjërat për të arritur deri tek suksesi i 1.1 milionë klikimesh brenda një dite, siç po ndodh me këngën Pasha Jetën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori