LAJMI I FUNDIT:

Mourinho rivalizon Realin për Icardin

Mourinho rivalizon Realin për Icardin
Mauro Icardi gjatë ndeshjes ndaj Atalantas (Foto: Getty Images)

Telenovela Mauro Icardi sapo ka filluar dhe emri i argjentinasit pritet të jetë një nga më të lakuarit gjatë verës.

Sulmuesi i Interi është përfolur shumë për një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Por, sipas Sun në gjurmët e Icardit është vënë edhe Manchester Unitedi.


Jose Mourinho duket se nuk është i ngopur nga sulmuesit, pas ardhjes së Romelu Lukakut, Alexis Sanchez e Zlatan Ibrahimovic, ai dëshiron edhe ish-yllin e Sampdorias për të pasur një sulm të kompletuar.

Mauro Icardi gjatë ndeshjes kundër Juventusit (Foto: Getty Images)

Klauzola e Icaridt është 110 milionë euro që nga klubet e mëdha shikohet si një çmim i arsyeshëm.

Por, problemi i vetëm për skuadrat që e dëshirojnë atë është se 25-vjeçari është në prag të rinovimit te Interi, kjo pasi e shikon të ardhmen në Milani.

Deri më tani në Serie A ai ka shënuar 18 gola në 24 paraqitje dhe ka dhuruar një asistim.

Pra, mesatarja e tij është 108 minuta për gol. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nH8wjqzsMHw