LAJMI I FUNDIT:

Kallëzohet penalisht një qytetar i Gostivarit, akuzohet për 13 vjedhje dhe shtatë tentimvjedhje

Kallëzohet penalisht një qytetar i Gostivarit, akuzohet për 13 vjedhje dhe shtatë tentimvjedhje

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit XH.I, 24 vjeçarë, nga fshati Debresh i Gostivarit.

Ai është i dyshuar për 13 vjedhje të rënda dhe shtatë tentimvjedhje të rënda, të kryera në periudhën maj, 2017-janar,2018.


I kallëtuari ka përdorur forcë fizike dhe mjete të përshtatshme për t’u futur në bastore, dyqane, barnatore, hamburgeri, këmbimore, markete, kompani sigurimesh dhe xhami, nga ku ka marrë para, sef metalik dhe pistoletë.

Në këtë mënyrë, i kallëtuari ka përfituar rreth 295 mijë denarë (rreth pesë mijë euro)./Tekegrafi/