Zëvendëskryeministri i Kosovës/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, priti në një takim pune ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Kroacisë, i ngarkuar me punë edhe për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Vizita e ambasadorit u realizua me qëllim të koordinimit të hapave dhe shkëmbimit të informatave lidhur me projektet investive të cilat Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike është duke i promovuar, në veçanti kur bëhet fjala për minierat, turizmin dhe energjinë.
“Jemi të kënaqur që në Kanada, gjatë Panairit më të madh të minierave në botë (PDAC), do të mund të ofrojmë miniera të Kosovës ku kompanitë e mëdha kanadeze mund të investojnë. Tashmë kemi promovuar pakon favorizuese për investitorët strategjik, dhe kjo jemi të bindur që do të tregohet atraktive për këto kompani të vijnë dhe të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë”, tha Gashi.
Në anën tjetër, ambasadori Maksymiuk informoi zëvendëskryeministrin për angazhimin e deritashëm të kompanive kanadeze në Kosovë, duke shprehur edhe dëshirën që numri i tyre të rritet edhe më tej.
“Deri tani kemi 3 kompani kanadeze të cilat kanë investuar në këtë sektor në Kosovë. Prezenca juaj në PDAC është një sinjal inkurajues, ndërsa do të nënshkruajmë edhe aktin e përbashkët për mbrojtjen e investitorëve strategjik, gjë që do ju jep atyre kompanive garanci shtesë për investimet e tyre. Me këtë jam shumë i lumtur të shoh kompanitë kanadeze që janë partnerë strategjik në Kosovë”, tha ambasadori Maksymiuk.
Ndryshe gjatë muajit mars, Kosova dhe Kanadaja do të nënshkruajnë edhe traktatin e investimeve që do të hap rrugën drejt bashkëpunimit akoma më të madh mes dy shteteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak