LAJMI I FUNDIT:

Milani afër rinovimit me Gattuson

Milani afër rinovimit me Gattuson
FERRARA, ITALY - FEBRUARY 10: Gennaro Gattuso head coach of AC Milan reacts during the serie A match between Spal and AC Milan at Stadio Paolo Mazza on February 10, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso mund të nënshkruajë një marrëveshje të re të përmirësuar me klubin Rossoner në mars.

40-vjeçari, i cili ishte më parë trajneri i Primavera U19 i Rossonerëve, zëvendësoi Vincenzo Montella përgjegjës për ekipin e parë në fund të nëntorit.


Megjithatë, kushtet e kontratës së tij mbetën pikërisht të njëjta si kur ai ishte duke punuar me ekipet rinore të klubit, duke e bërë atë trajnerin më pagën më të ulët në Serie A.

Gattuso 'i varfër', por i lumtur, italiani është trajneri me rrogën më të vogël në Serie A
Lexo po ashtu Gattuso 'i varfër', por i lumtur, italiani është trajneri me rrogën më të vogël në Serie A

Kështu, mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit kuqezi po mendojnë t’i përmirësojnë kontratën Gattusos.

(Foto: Getty Images)

Sipas mediumit italian La Repubblica, hierarkia e klubit nga San Siro tani është e gatshme t’i ofrojë Gattusos një marrëveshje të re të përmirësuar.

Ish-mesfushori pati një fillim të vështirë kur mori drejtimin e klubit Diavolo, por viti 2018 deri më tani ka parë një kthesë në fatin e klubit.

Drejtuesit e Milanit duan t'ia zgjasin kontratën Gattusos
Lexo po ashtu Drejtuesit e Milanit duan t'ia zgjasin kontratën Gattusos

Gattuso ka kryesuar një skuadër të pabesueshme prej shtatë ndeshjeve pa humbje që nga fillimi i vitit të ri kalendarik.

Këtu përfshihet pesë fitore e një barazim në Serie A dhe fitorja e mbrëmshme (e enjte) 3-0 në Ligën e Evropës ndaj Ludogorets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori