LAJMI I FUNDIT:

Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin e garës së parë, pret më pak gabime në të dytën

Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin e garës së parë, pret më pak gabime në të dytën
Foto nga: FB/ Kosovo National Olympic Committee

Pas disa shtyrjeve të orarit të garës për shkak të motit të keq në PyeongChang të Koresë Jugore, skitari Albin Tahiri, më në fund ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore.

28-vjeçari bëri dy lëshime, në të parin përfundoi në vendin e 55-të, ndërsa në të dytin në vendin e 36-të, e që në fund me rezultat të kombinuar doli në pozitën e 37-të.


Albin Tahiri përfundon në vendin e 37-të, debutim i kënaqshëm për skiatorin nga Kosova në PyeongChang
Lexo po ashtu Albin Tahiri përfundon në vendin e 37-të, debutim i kënaqshëm për skiatorin nga Kosova në PyeongChang

Pasi kushtet që mbretëruan ishin jo të mira, edhe vetë Tahiri e vlerëson si të kënaqshëm rezultatin, por shpreson në renditje më të mirë në të ardhmen.

“Kur e pash që garuesit e tjerë kishin problem vetëm desha të përfundoj garën”.

“Unë e përfundova lëshimin (i referohet garës së dytë) dhe vendi i 36-të nuk është i keq, unë arrita të jem në vendin e 36-të nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”.

Foto nga: FB/ Kosovo National Olympic Committee

Ndërsa për garën që mbahet pasnesër (te enjten), Albini shpreson që të dal më mirë në renditje.

“Unë pres që të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, ka thënë Tahiri për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Gara e radhës është më 15 shkurt, Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet. /Telegrafi/RTK/