LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nderon yllin e UFC-së me përshëndetje islame, shkëmbejnë dhurata me Nurmagomedov

Ronaldo nderon yllin e UFC-së me përshëndetje islame, shkëmbejnë dhurata me Nurmagomedov

Cristiano Ronaldo e ka festuar triumfin mbresëlënës të Real Madridit ndaj Real Sociedadit (5-2) duke u shoqëruar me njërin prej yjeve të njohura të UFC, Khabib Nurmagomedov.

Superylli i Los Blancos, i cili shënoi het-trik në takimin e të shtunës në Santiago Bernabeu, e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar së bashku me aplikuesin e arteve të përziera marciale.


“Më vjen mirë që të shoh vëlla”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, në të cilën dy sportistët shihen duke e mbajtur fanellën me numër 7 të Realit, me emrin ‘Khabib’.

Nice to see you bro. ??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Feb 11, 2018 at 2:48am PST

Edhe Nurmagomedov i ka publikuar disa imazhe në profilin e tij në Instagram duke treguar rreth shoqërimit me CR7 dhe shkëmbimin e dhuratave që i kanë bërë njëri-tjetrit.

Në ndërkohë, në rrjetet sociale është shpërndarë në masë të madhe një video të cilën e ka publikuar Khabib, në të cilën dëgjohet Ronaldo duke e thënë përshëndetjen myslimane: “Selamu Alejkum”.

Derisa i dhuron një top të nënshkruar mikut të tij, portugezi thotë para kamerës: “Es-Selamu Alejkum” dhe pastaj dëgjohet duke thënë: “Alejkum Selam”. Pjesë e videos është edhe djali i 32-vjeçarit, Cristiano Jr.

Khabib Nurmagomedov është një mysliman sunit i devotshëm dhe natyrisht se Ronaldo e ka respektuar mikun e tij me këtë përshëndetje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori