LAJMI I FUNDIT:

Krerët shtetërorë urojnë Akilin dhe Distrian për medaljet e fituar në Francë (Foto)

Krerët shtetërorë urojnë Akilin dhe Distrian për medaljet e fituar në Francë (Foto)

Krerët shtetëror: Kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kanë uruar xhudistët Akil Gjakova dhe Distria Krasniqin për medaljen e artë, respektivisht të bronztë të fituar në Grand Slamin e Parisit.

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që u mbajt në Paris pasi mposhti në finale gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.


Akil Gjakova i ARTË në Paris (Video)
Lexo po ashtu Akil Gjakova i ARTË në Paris (Video)

Kosovës medalje i solli edhe Distria Krasniqi e cila ka mposhtur në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg.

Distria e bronztë në Paris, medalja e dytë për Kosovën (Video)
Lexo po ashtu Distria e bronztë në Paris, medalja e dytë për Kosovën (Video)

Këto medalje i kanë bërë krenarë edhe krerët shtetëror të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar xhudistët kosovarë.

Postimi pa ndërhyrje i Kryeministrit Ramush Haradinajt:

Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe faleminderit.

Urime Kosovë!

Postimi pa ndërhyrje i Presidentit Hashim Thaçi:

Vetëm një javë para shënimit të jubileut të pavarësisë së Kosovës, Akil Gjakova, me medaljen e artë që e fitoi sot në Grand Slam-in e xhudos në Paris, njëherësh medaljen e parë të artë, shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve, dhe Distria Krasniqi, me medaljen e bronztë në po të njëjtin kampionat, ia sjellin dhuratën më të mirë republikës sonë në ditëlindjen e saj të dhjetë. Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë. Krenar me sportistët tanë, ambasadorët më të mirë të Kosovës. HTH

Postimi pa ndërhyrje i Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

Faleminderit Akil dhe Distria! Dhurata më e mirë në 10 vjetorin e pavarësisë!

Postimi pa ndërhyrje i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli:   

Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës vjen lajmi i bukur nga Parisi. Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në xhudon e meshkujve. Urime!!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori