LAJMI I FUNDIT:

Zvicra alarmohet nga sëmundja vdekjeprurëse që vjen nga dushi

Zvicra alarmohet nga sëmundja vdekjeprurëse që vjen nga dushi

Një sëmundje e rrezikshme e mushkërive ka shqetësuar zviceranët me rritjen e madhe të numrit që ka pasur kohëve të fundit.

Bëhet fjalë për “Sëmundjen e legjionarëve”, nga e cila gjatë vitit 2017 janë prekur 500 persona, që është për 35% më shumë se një vit më parë, shkruan sonntagsblick dhe e citojnë të gjitha mediet zvicerane sot.


Afërsisht pesë deri dhjetë për qind të infektimeve përfunojnë me vdekje.

Në Zyrën Federale për Shëndetësi (BAG) shprehin shqetësim për shtimin e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe një shifër më të lartë të rasteve të paregjistruara. Me fjalë tjera, janë evidentuar vetëm rastet e rënda, që kanë përfunduar në spital, transmeton albinfo.ch.

BAG ka ngritur një “Task Force” për të adresuar këtë shqetësim.

Bakteriet që shkaktojnë këtë sëmundje grumbullohen në instalimet që kanë të bëjnë ngrohjen e ujit si në dushe apo në wellnes si dhe në aparaturat që sigurojnë lagështinë e ajrit.

Nga BAG këshillojnë që uji nëpër boilerë (kaldaja) të ngrohet mbi 60 gradë pasi që bakteriet që shkaktojnë sëmundjen, shtohen më së shumti në temperaturat 25-40 gradë të ujit. Po ashtu rekomandohet që gypat që bartin ujë të ngrohtë, të shpërlahen rregullisht.

Përkundër shqetësimit me rritjen e numrit të të prekurve nga sëmundja, në BAG thonë se nuk ka ndonjë gjendje akute që do të kërkonte ngritje të shkallës së alarmit.

Në trend Botë

Më shumë
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Amerika
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Kalo në kategori