Loci: Vlerat e rahovecianëve më bënë të vij këtu, vështirë arrihet playoffi
Trajneri i KB Rahovecit, Bujar Loci, ka folur për herë të parë për situatën e klubit.
Loci ka folur për arsyen pse zgjodhi klubin Vreshtar 35 vjet pasi punoi te Peja, duke cituar shumë arsye.
Ai flet edhe për situatën e ekipit, arsyen e humbjes nga Ylli dhe synimet e sezonit.
Sipas Locit, fitorja ndaj Bashkimit është e vështirë.
Për Pejën dhe Rahovecin:
Pejën e kam lënë pasi dy muajt e fundit kam udhëhequr kadetët, gjë që është e padrejtë ndaj trajnerëve të këtyre kategorive, andaj vendosa për sfidë të re. Zgjodha pikërisht Rahovecin, për vlerat e rahovecianëve. Ndihem i nderuar dhe respektuar, s’ka njerëz më të mirë dhe këtë ma kanë thënë të gjithë, ky është realiteti. Jam krenar që drejtoj klubin e një vendi si Rahoveci, vend që njihet për vlerat e mëdha të punës, kulturës dhe sportit.
Mbi ekipin:
Jam i kënaqur me atë ekip që më ofron klubi. Ekipi është aktualisht shumë kualitativ, por ishte më kompakt në pjesën e parë për shkak të pozitës 5 kur kanë luajtur dy qendra. Pikërisht këtu në pozitën e qendrës na nevojitet një lojtar. Cili do qoftë të jetë qendra, është i mirë se ardhur.
Humbja nga Ylli:
Ishte humbje që na dhembi të gjithëve, por tashmë e kemi lënë pas. Mendoj se problemi ishte te pozita 5, ku na dominoi kundërshtari me 10 asistime nga qendra, çka flet për hapësirën e krijuar për Harmon, Arifajn dhe Gashin. Kemi shënuar 86 pikë, të cilat do të duhej të mjaftonin për ftore, por kemi probleme në mbrojtje të cilat po punojmë fort t’i eleminojmë. Më pas në sulm s’kemi pasur fat pasi krijuam opsione për gjuajtje që nuk u realizuan. E kam zgjidhjen, andaj kjo humbje na shërbeu si mësim. I kërkoj falje Ultras Vreshtarëve që nuk fituam. Ata e merituan fitoren.
Për Tyler Deihl:
Tyler është lojtar i vlefshëm për ne. Minutazhi është i kufizuar për të gjithë lojtarët sepse kemi shumë lojtarë kualitativ. Kam biseduar me të dhe pres lojë më të fortë në mbrojtje prej tij dhe më shumë pikë në sulm. Pëndryshe zgjedhjet e mia i bazoj në skemat dhe sistemet që i ndërtoj.
2 tekntike rresht, për Federatën:
Nuk dua të komentoj referimin dhe federatën, sepse nëse komentoj mund të dënohem edhe unë edhe klubi.
Playoffi dhe Final Four:
Preferoj që ti kontrollojmë ambiciet. Varet nga përforcimet që do i bëj klubi sepse vërtet kemi nevojë për një qendër. Synimet janë historike, por vështirë të arritshme. Nëse më pyesni mua, unë luftoj gjithmonë për trofe. Por, pretendimet tona bëhen më serioze për titull nëse do kemi 2 qendra kualitative. Aktualisht këto synime janë të vështira por do bëjmë ç’mos. Mund të ketë shumë befasi deri në fund. Basketbolli është i tillë. Na duhet edhe fat, çdo lojë si mysafir jemi, s’kemi palestër.
Ndeshja ndaj Bashkimit:
Po flasim për një kundërshtar të fortë. Pres lojë të fortë dhe angazhim nga lojtarët. Na duhet edhe fat sepse luajmë çdo lojë për fitore dhe secila ndeshje është si finale. Nuk e di nëse mungon Urim Zenelaj, por ne duhet të bëjmë punën tonë me fokus dhe përkushtim, t’i eleminojmë problemet në mbrojtje. Është çmenduri të garantoj fitore, këtë askush s’mund ta bëj, por garantoj angazhim maksimal. Na jepni edhe 2-3 ndeshje dhe do ta shohim çka është në gjendje të bëj ky ekip kur të komponohet.
Për tifozët:
Në Suharekë u ndjeva si në shtëpi falë tyre. Kemi shumë nevojë për ta dhe i falënderoj tej mase. Do të tentoj të komunikij me ta në këtë mënyrë dhe në baza ditore në stërvitje, pasi nuk jam prezent në rrjetet sociale. Jam shumë i fokusuar në punë. Ju faleminderit #ForcaVreshtarët #ForTheCity /Rahoveci24/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj