LAJMI I FUNDIT:

Ambasada ruse në Shkup organizon ekspozitën “Moska sot”

Ambasada ruse në Shkup organizon ekspozitën “Moska sot”

Bashkia e Shkupit dhe Ambasada e Federatës ruse në Shkup do të organizojnë ekspozitën “Moska sot”.

Aktiviteti është paraparë të mbahet më 30 janar, në ora 19, në Muzeun e Bashkisë së Shkupit.

Ekspozita përmban fotografi zyrtare të Bashkisë së Moskës dhe paraqet pamjen bashkëkohore urbane të kryeqytetit të Rusisë. Ekspozita mbahet në kuadër të 24 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Maqedoni-Rusi./Telegrafi/