Bazuar në Indeksin për Mbrojtjen e Fëmijës të publikuar nga KOMF, Kosova ka arritur rezultatin prej 0,375 nga pikët e mundshme prej 1.0 në veprimet e saj për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Edhe pse Kosova ka arritur rezultat relativisht të lartë në veprimet e ndërmarra në legjislacion dhe politika për aftësinë e kufizuar (0,743), të gjitha rezultatet e dimensioneve të tjera të Indeksit: ai i shërbimeve (0,283), kapaciteteve (0,260), llogaridhënies (0,324) dhe koordinimit (0,250), janë shumë të ulëta.
Kështu thuhet në njoftimin për media të KOMF-it.
“Kosova ka përcaktuar të drejtën për ndihmë në të holla për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara si element të mbrojtjes, përmes Ligjit për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, por ky ligj nuk garanton mbrojtje gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara, por njeh të drejtën për kompensim material vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuara të përhershme. Si i tillë ai bën diskriminim dhe nuk mbulon fëmijët me aftësi të kufizuara të përkohshme dhe as fëmijët me aftësi të kufizuara të pjesshme. Për më tepër, mbështetja financiare prej 100 euro që u ofrohet familjeve është e pamjaftueshme për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Rekomandohet që MPMS të ndryshojë Ligjin për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara për të përfshirë mbrojtje gjithëpërfshirëse për të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara të pjesshme”, thuhet në njoftim.
KOMF më tej thekson se Kosova ka krijuar standarde minimale të shërbimeve sociale dedikuar fëmijëve me aftësi të kufizuara.
“Megjithatë, zbatimi i standardeve është i nivelit të ulët për shkak të kufizimeve financiare me të cilat përballen shumica e këtyre institucioneve. Për këtë arsye, rekomandohet që të krijohen standarde financiare për shërbimet në linjë me standardet e cilësisë të hartuara për fëmijët me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftim.
Në nivel komunal, shërbimet sociale në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara janë shumë të kufizuara.
“Janë bërë përpjekje që qendrat e kujdesit ditor të operojnë (të administruara nga OJQ-të), por shërbimet e tilla kanë mbetur kryesisht nën mbështetjen e agjencive dhe donatorëve të huaj, ndërkohë që mbështetja shtetërore nuk është e qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë mbetet shumë e kufizuar. Për më tepër, këto shërbime janë të kufizuara sa i përket fushëveprimit të tyre në komuna. Natyra sporadike e këtyre shërbimeve minimizon përfshirjen e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe kufizon një plan afatgjatë rehabilitimi që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara të përmbushin potencialin e tyre. Rekomandohet që përmes nën-kontraktimit, Kosova të krijojë dhe sponsorizojë shërbimet sociale të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara që u përgjigjen nevojave të veçanta të tyre në ofrimin e shërbimeve të përditshme psiko-sociale, për rehabilitimin, socializimin dhe riintegrimin e fëmijëve”, thuhet në reagimin e KOMF-it.
Të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, sa i përket qasjes së tyre në arsim, janë të përfshira në Ligjin për Arsimin Parauniversitar.
Po ashtu thuhet se ka mungesë të vullnetit institucional në ndarjen e buxhetit për zbatimin e ligjeve në arritjen e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.
KOMF thekson se buxhetet duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe strategjitë që shkojnë përtej investimeve kapitale, duke përfshirë stafin profesional dhe mbështetës, asistentët, ngritjen e kapaciteteve për mësimdhënës dhe nevojat e transportit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Për të gjitha objektet publike, infrastruktura fizike në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet të kërkohet dhe të bëhet prioritet.
“Politikat përkatëse që rregullojnë këtë çështje janë tashmë në fuqi por ato ende nuk janë zbatuar (p.sh. në spitale, shkolla, gjykata, kuvende komunale dhe në Qendrat për Punë Sociale). Rekomandohet që Kosova të heqë barrierat fizike, transportit, komunikimit, informatave në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje të duhur me qëllim të zvogëlimit të izolimit dhe varësisë”, thuhet në reagim.
Po ashtu të dhënat për numrin e saktë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë janë të kufizuara pasi nuk ka ende një institucion publik që i mbledh këto të dhëna, ndërkaq mungesa e të dhënave të centralizuara në nivel nacional, kufizon planifikimin dhe zhvillimin e programeve mbështetëse për ndërhyrje.
Rekomandohet që Kosova të mbledh të dhëna dhe të zhvillojë një bazë të të dhënave në nivel nacional për të përcaktuar numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara me të dhëna të ndara sipas moshës, gjinisë, llojeve të aftësisë së kufizuar dhe komunave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-89-1-380x233.jpg)
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave
![Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Shkodran-Nikqi-1-380x233.jpg)
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin
![Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-16-380x233.jpg)
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit
![Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fajon_bobo_20.03.15-380x233.jpg)
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE
![Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121718984934-380x233.jpg)
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti
![Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/fajdet-380x233.jpg)
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqiperi-kresore--380x233.jpg)
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?
![Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rodri-380x233.png)
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024
![Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arrestimi-fajde-380x233.jpg)
Operacioni kundër fajdeve, Policia e Kosovës publikon pamjet
![Publikohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/endrick-1-380x233.jpg)
Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer
![Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/mbappe-6-380x233.png)
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024
![Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/palmer-1-380x233.png)
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë