LAJMI I FUNDIT:

Dënohen thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes e “Tvrdokorni”

Dënohen thirrjet për dhunë dhe gjuha e urrejtjes e “Tvrdokorni”

Civil-Qendra për Liri ka reaguar ndaj protestës së shoqatës “Tvrdokorni”, duke konsideruar se ata shprehin gjuhë të urrejtjes dhe keqpërdorin të drejtat dhe liritë njerëzore.

Civil kërkon nga institucionet që të ndërmarrin masa vendimtare kundër kryerësve të veprave të urrejtjes, si edhe ndaj atyre që përhapin dhe nxitin një gjuhë të tillë.


Sipas tyre, janë të papranueshme thirrjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorat për dhunë, gjuhë të urrejtjes, shpifjes dhe akuzave ndaj institucioneve dhe shteteve të caktuara fqinje për fashizëm dhe cilësime tjera.

Civil dënon karakterin ultranacional të daljeve publike të “Tvrdokorni” dhe të jerave të ngjashme./Telegrafi/